Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Interi ka në skuadër një super-sulmues, Lautaro i papërmbajshëm me Argjentinën(Video)

Interi ka në skuadër një sulmues të madh, Argjentina po ashtu, Conte mund të buzëqeshë, Scaloni gjithashtu. Lautaro, Lautaro dhe sërish Lautaro, kombëtarja argjentinase është shumë e fortë për Meksikën falë edhe “demit” Martinez. As në ëndrrat e tij më të bukura 22-vjeçari nga Bahia Blanca nuk do ta kishte imagjinuar një ndeshje të tillë. Lautaro Martinez bëri gjithçka në miqësoren ndaj Meksikës në vetëm 45 minuta lojë. Sulmuesi i Interit shënoi tre gola, i pari vërtetë një vepër “arti”, ndërsa fitoi edhe një penallti të realizuar nga Paredes në suksesin 4-0 të “La Seleccion” ndaj Meksikës në miqësorën e zhvilluar në San Antonio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në vetëm pak kohë te Argjentina, Lautaro është kthyer në zgjedhjen e parë të trajnerit Lionel Scaloni në qëndër të sulmit dhe po ia shpërblen besimin pasi ka shënuar 9 gola në 13 ndeshje me përfaqësuesen albiceleste duke dhënë sinjale të qarta se do të ketë një karrierë të ndritur me fanellën e Argjentinës. Goli i parë ndaj Meksikës që erdhi pas vetëm 17 minutash lojë ishte vërtet shumë i bukur pasi Lautaro zhveshi mbrojtjen kundërshtare me disa lëvizje shumë të bukura dhe më pas mposhti portierin Ochoa. Në një formacion ku dominonin lojtarët e rinj në moshë, Lautaro bëri liderin dhe brenda 45 minutave të para realizoi edhe dy hertë të tjera ndërsa fitoi edhe një 11-metërsh. Ky ishte tregolëshi i parë për 22-vjeçarin me Argjentinën që për një ndeshje bëri Messin te “La Seleccion”. Trajneri Scaloni vendosi ta zëvendësonte në fillimin e pjesës së dytë me Dybalan për të evituar ndonjë dëmtim të mundshëm të sulmuesit. Në fraksionin e dy skuadrat e ulën ritmin dhe shifrat nuk ndryshuan më me Argjentinën që triumfoi 4-0.

https://www.youtube.com/watch?v=SBQyXrMfTBo

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...