Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

“Interi klub madhështor”, Lautaro feston dhe paralajmëron Man City

Lautaro Martinez ishte heroi i Interit në finalen e Kupës së Italisë. Kampioni i botës me Argjentinën, shënoi dy golat e fitores 2-1 ndaj Fiorentinës, që mjaftuan të ngjyrosnin Kupën e Italisë zikaltër për herë të nëntë në histori.

 

Sulmuesi i Interit ndodhet në formë të shkëlqyer. Fitoren në “Olimpico” e ka shijuar në maksimum dhe shpreson të shënojë dhe fitojë edhe në finalen e Champions League kundër Manchester City (10 qershor).

Jam i emocionuar dhe shumë i lumtur. Prej disa vitesh po i sjellim trofe këtij klubi madhështor, jam shumë i lumtur.

Lexo edhe:

Dygolëshi? Doja të ngrija një tjetër trofe në këtë sport, pasi është e vetmja gjë që vlen. E nisëm keq ndeshjen, vuajtëm në 15 minuta e para. Më pas zhvilluam ndeshjen që duhet të luanim që në fillim.

Finalja e Champions League? Unë dua të vazhdoj në këtë mënyrë, dua të vazhdoj të fitoj”, deklaroi 25-vjeçari latin.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...