Kupa e Italise

Interi kualifikohet “in extremis”, heroi i zikaltërve Lukaku, e pret derbi me Milanin

Romelu Lukaku çon Interin në çerekfinale të Kupës së Italisë. “Bomberi” belg realizoi golin e fitores (1-2) përballë Fiorentinës në “Artemio Franchi”, ku u deshën 120 minuta lojë për të përcaktuar skuadrën fituese. Një krosim i saktë i Barellas në minutën e 119-të gjeti kokën e Lukakut, që mposhti me prepotencë portierin Terracciano.

Në fakt, skuadra e Contes shpërdoroi shumë gjatë kohës së rregullt, edhe pse kaloi në epërsi në fundin e pjesës së parë me një penallti të shndërruar në gol nga Vidal.

Fiorentina barazoi në të 57-ën me Kouame, duke rihapur gjithçka, ndërsa zikaltrit e rritën presionin, por pa mundur të shkonin deri te goli, edhe pse rastet i paten të pastra sidomos me Sanchez, Hakimin dhe Eriksenin.

Gjithsesi, një minutë para përfundimit të pjesës së dytë shtesë dhe kur të gjithë ishin të bindur se fituesi do të përcaktohej nga penalltitë, u shfaq Lukaku, që pasi i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes, bëri atë që di të bëjë më mirë, duke e dërguar topin në rrjetë, për t’i dhënë kualifikimin Interit.

Në çerekfinale të Kupës së Italisë Interi do të përballet me Milanin në derbin e Madoninnas.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency