Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Interi me sytë nga La Liga, Ausilio udhëton në Spanjë

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio pritet të udhëtojë nesër drejt Spanjës për të mbyllur detajet e operacionit të transferimit të fantazistit të Barcelonës, Rafinha. Zikaltrit dhe futbollisti kanë arritur tashmë akordin, ndërsa ende nuk ka një marrëveshje mes klubeve, gjë që pritet të arrihet me vizitën e Ausilios në Spanjë.

Por, krahas Rafinhës, zikaltrit kanë edhe një tjetër synim në La Liga. Bëhet fjalë për mesfushorin belg Yannick Carrasco që ka përfunduar jashtë planeve të Simeones te Atletico e Madridit. Ausilio ka gati propozimin e shkëmbimit kokë më kokë mes belgut dhe Joao Marios, portugezit që nuk po bind aspak te Interi.

Kështu pasi kanë mbyllur marrëveshjen e transferimit të Lisandro Lopezit, drejtuesit e Interit po bëjnë edhe një sforcim të fundit për të sjellë në Milano edhe mesfushorë2t Ramirez e Carrasco, por edhe fantazistin Rafinha, për të kompletuar organikën e Luciano Spallettit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...