Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Interi mposht PSG-në, Conte fiton trofeun e parë

Pas 2 humbjeve ndaj Manchester United me rezultatin 1-0 dhe Juventusit me penallti, Interi i Contes regjistroi fitoren e parë në tokën aziatike pasi këtë herë i buzëqeshi fati në ruletën e penalltive duke mposhtur 6-5 PSG dhe duke fituar International Super Cup. Ishte një fitore e merituar për skuadrën zikaltër që diktoi ritmin gjatë gjithë ndeshjes dhe krijoi shumë raste por e kishte të vështirë të shkonte te goli, aq sa kampionët e Francës ndëshkuan Interin në fundin e pjesës së parë pas një përgjumjeje të mbrojtjes zikaltër.

Ishte mbrojtësi gjerman Thilo Kehrer që me një devijim të lehtë kaloi në epërsi PSG-në. Edhe në fillimin e pjesës së dytë zikaltrit ishin më lart por Areola ishte i pakalueshëm. Paraqitje fantastike ajo e 17-vjeçarit të Interit Sebastiano Esposito që edhe pse nuk gjeti golin më levizjet e tij në sulm u evidentua si nga më të mirët në fushë. Atëherë kur PSG po bëhej gati për të ngritur trofeun, Interi barazoi me Longon që i ardhur në fushë nga stoli realizoi golin e 1-1 në minutën e 93-të, gol që e çoi ndeshjen te penalltitë, aty ku PSG humbi 2 11-metërsha ndërkohë që për milanezët gaboi vetëm Candreva që tentoi të gjente golin me një Panenka të shëmtuar. Në fund në sfidën e zhvilluar në Macau festa ishte e gjitha për zikaltërit me Antonio Conten që fitoi trofeun e parë si interist.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...