Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Interi mund të sakrifikojë Eriksen për Kante!

Interi në kërkim të dëshpëruar të një fondi financiar për tu hedhur në sulm për objektivin e madh të merkatos së Conte-s për mesfushën, N’Golo Kante, dhe në merkato mund të përfundojë blerja e madhe e janarit të kaluar, Christian Eriksen. Suning ka nevojë për të arkëtuar dhe nëse për danezin që u paguan 27.5 milionë euro në janar vjen oferta e duhur mund të konkretizohet ndarja e bujshme. Në këto muaj, danezi nuk ka shfaqur gjithë klasin e tij duke hasur vështirësi për tu integruar në skemat e Conte-s.

Të shesin para se të blejnë. Është kjo strategjia e zikaltërve që tani gjenden para dilemës së madhe, për sa i përket ish mesfushorit të Tottenham. Sic bën të ditur Gazzetta Dello Sport, klubi dhe trajneri besojnë ende se danezi mund të jetë një vlerë e shtuar për sezonin, dhe nuk ka sinjale krisjeje, e aq më pak dëshirë për tu ndarë nga ana e lojtarit apo klubit, por nëse në seli do të shkonte një ofertë interesante, kartat në tavolinë do të përziheshin, pasi në fund të fundit Eriksen nuk është një i paprekshëm për Conten, dhe trajneri dëshiron për interpretimin e lojës së tij role me më shumë fizikë dhe të orientuar drejt vrapimit, si për shembull pikërisht Vidal e Kante.

Me kilianin është arritur akordi dhe pritet vetëm që Barcelona ta lërë të lirë gratis, pastaj do të lidhet me zikaltërit me një kontratë dy vjecare. Rindërtimi i krahëve do të vazhdojë me mbërritjen e Darmian nga Parma. Për sa i përket sulmuesit të katërt për tu rreshtuar përkrah Lukaku, Lautaro dhe Sanchez, rriten kuotat e një tjetër ish juventini, Fernando Llorente që Napoli se ka problem ta lërë të largohet. Një tjetër zgjedhje me kosto të ulët, pasi për goditjen e madhe duhet që më parë të realizohen shitjet, Perisic, Joao Mario, Naingolan e Dalber e ndoshta të sakrifikohet një lojtar i rëndësishëm, përvec Eriksen , janë Brozovic dhe Skriniar ata që kanë më shumë admirues në merkato.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...