Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi ndaj Parmës me Icardin në stol, Napoli do kthesën me Fiorentinën

Pas emocioneve që dhuruan ekipet kombëtare, në fundjavë do të rikthehet futbolli i klubeve. Këtë të shtunë, në Serinë A, Interi do të ngrejë siparin e javës së 4-t, pasi do të presë në “San Siro” Parmën, në orën 15:00. Zikaltrit do të kërkojnë të marrin fitoren e 2 radhazi pas asaj me Bolognan, ndërkohë që Parma vjen pas një barazimi me Livornon. Luciano Spalletti ende nuk e ka vendosur se kush do të jetë sulmuesi titullar, por sipas mediave italiane, Mauro Icardi do të ulet në stol për t’i lënë vendin Keitas. Argjentinasi ishte lojtari i fundit i cili u kthye me grupin e Spalletti kërkon ta ruajë edhe për ndeshjen e Champions League kundër Tottenham.
Ndeshja më e fortë për këtë javë është ajo mes Napolit e Fiorentinës. Aktualisht, të dy ekipet kanë nga 6 pikë, me klubin vjollcë që ka akoma një ndeshje për të luajtur. Në sfidë e fundit, skuadra e Ancelottit pësoi humbjen e rëndë kundër Sampdorias pas 2 fitoreve radhazi me Lazion e Milanin, ndërkohë që Fiorentina fitoi me shumë vështirësi me Udinesen. Të dyja skuadrat pritet të bëjnë një lojë mjaft agresive e sulmuese, në kërkim të fitores së radhës.
Ndërkohë, në mbrëmje, në orën 20:30, Frosinone do të presë Sampdorian, më synim fitoren e parë sezonale, pasi në tri javë ka marrë vetëm një pikë. Nga ana tjetër, skuadra nga Gjenova shpreson të shfrytëzojë entuziazmin e suksesit me Napolin, për të krijuar një vazhdimësi rezultatesh pozitive.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...