Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi në zi, ndahet nga jeta babai i Joao Marios

Të enjten dhe të dielën Interi do të luajë dy sfida vërtetë të rëndësishme sa u përket objektivave sezonalë, pasi do të përballet me Eintrachtin e Frankfurtit në ndeshjen e kthimit të Europa League, por edhe në derbin e Madonninës.

Trajneri Luciano Spalletti po përballet me një emergjencë totale në skuadër, pasi një pjesë e mirë e titullarëve janë të dëmtuar, ndërsa së fundi është shtuar edhe rasti Icardi, me kapitenin që prej më tepër se një muaji, nuk stërvitet me ekipin.

Së fundi një lajm i keq ka goditur ambientin zikaltër, pasi nga Portugalia janë njoftuar se ka ndërruar jetë babai i mesfushorit Joao Mario. Klubi zikaltër ka shprehur ngushëllimet ndaj mesfushorit portugez dhe familjes së tij, nëpërmjet një reagimi zyrtar në rrjetet sociale.

Joao Mario nuk është në Listën e UEFA-s dhe nuk mund të luajë në ndeshjen ndaj Frankfurtit, por tani në dyshim mbetet edhe prezenca e tij në derbin ndaj Milanit, ku ishte parashikuar të luajë nga minuta e parë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...