Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi nis të mendojë për rinovimet, 10 futbollistë janë në vitin e fundit të kontratës

Në pritje për të sjellë edhe një mbrojtës në dispozicion të Inzaghit, drejtuesit e Interit do të duhet të nisin menjëherë më pas planin e rinovimeve, pasi janë plot 10 futbollistë, të cilëve u përfundon kontrata në verën e 2023-shit.

I pari dhe më i rëndësishmi është padyshim Milan Skriniar, të cilin klubi zikaltër vendosi të mos e shesë këtë verë dhe presidenti Zhang ka autorizuar drejtuesit që t’i rinovojnë kontratën, duke i ofruar një pagë prej 6.5 milionë eurosh, aq sa përfitojnë lojtarët më të rëndësishëm të Interit.

Duke mbetur në repartin e mbrojtjes, u skadon kontrata në fund të sezonit edhe emrave si D’Ambrossio, De Vrij, Darmian e Dalbert. I pari mund të rinovojë nëse pranon një pagë më të ulët se aktualja, ashtu si edhe holandezi.

Ky i fundit ka ardhur me parametra zero dhe përfiton rreth 4.5 milionë euro në sezon, ndërsa te Interi do të ishin të lumtur ta mbanin, por jo më me një pagë më të lartë se 3 milionë euro.

I sigurt rinovimi me Darmian, i cili vlerësohet shumë nga Inzaghi për faktin se është polivalent, pasi bën shumë mirë të dy krahët e mbrojtjes, por edhe të mesfushës dhe është perfekt për të kompletuar stolin, ndërsa braziliani Dalbert pritet të largohet si lojtar i lirë.

Në portë kanë kontratë deri në fund të sezonit Handanovic e Cordaz, dhe nëse kapiteni do të pranojë të jetë zëvendësues i Onanës sezonin e ardhshëm, atëherë që të dy mund të konfirmohen edhe për një tjetër sezon.

Duke kaluar në mesfushë, i skadon kontrata Roberto Gagliardinit, të cilit drejtuesit zikaltër mund t’i ofrojnë një zgjatje të bashkëpunimit me kushtet aktuale, pasi 28-vjeçari nuk ka bërë asnjëherë polemika për qëndrimin në pankinë dhe për më tepër, ka një pagë modeste.

Në sulm, në vitin e fundit të kontratës është Edin Dzeko, por edhe ky ka një pagë të lartë prej rreth 5 milionë eurosh, ndaj rinovimi do të varet nga forma e boshnjakut, ashtu si edhe vullneti për të përgjysmuar pagën.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...