Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Interi një nga ekipet më të mëdha në Europë”, Cuadrado zyrtarisht zikaltër

Interi ka zyrtarizuar Juan Cuadradon si futbollistin më të ri të skuadrës së Simone Inzaghit. Kolumbiani i dha fund aventurës 8-vjeçare me Juventusin. Doli lojtar i lirë dhe i befasoi të gjithë duke zgjedhur nënkampionët e Europës.

35-vjeçari ka firmosur për një vit me Interin, teksa u shfaq shumë i gëzuar për këtë aventurë të re në karrierën e tij të gjatë.

Lexo edhe: 

Jam shumë i lumtur. Falënderoj Zotin për këtë mundësi. Është nder për mua të jem këtu, në një nga ekipet më të mëdha në Europë. Jam i lumtur”, u shpreh Cuadrado.

Anësori i djathtë fitoi 5 tituj kampionë, 3 Kupa Italie dhe 2 Superkupa Italia gjatë viteve me bardhezinjtë e Juventusit.

Cuadrado shënoi 24 gola, katër nga të cilët kundër Interit, ndërkohë që dhuroi edhe 65 asiste me “zonjën e vjetër”.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...