Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Interi nuk e blen, Keita Balde kërkohet nga Arsenali

Pas një sezoni në huazim, Interi ka vendosur të mos ushtrojë të drejtën e blerjes së sulmuesit senegalez, Keita Balde, i cili aktualisht është i angazhuar në Kupën e Afrikës, por më pas do të duhet të rikthehet te Monaco.

Keita iu bashkua Interit me formulën e huazimit kundrejt 5 milionë eurove dhe të drejtës së blerjes për 34 milionë euro, por pas përfundimit të sezonit, zikaltrit e cilësuan shumë të lartë këtë shifër dhe njoftuan Monacon se nuk do ta paguajnë.

Megjithatë 24-vjeçari senegalez nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Monacos, Jardim, ndaj pritet të largohet shumë shpjet nga Franca dhe destinacioni i radhës duket se do të jetë Premier League, ku ndiqet nga Arsenali.

Unai Emery ka dhënë miratimin për shitjen e Pierre Emenicke Aubameyang dhe ka piketuar pikërisht Keita Balde si njeriun ideal për ta rreshtuar në sulm, së bashku me francezin Laccazette, ndaj është gati t’i ofrojë Monacos një shifër prej 30 milionë eurosh, për blerjen e senegalezit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...