Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Interi nuk heq dorë nga Sanchez, kiliani mbetet objektivi i madh për verën!

Pavarësisht se ka shënuar vetëm 3 gola në 1 vit e gjysmë me fanellën e Manchester United, sulmuesi kilian vazhdon të mbetet një dëshirë e vjetër e Interit. Zikaltrit e kanë kërkuar edhe kur ka qenë te Udinese por kur dëshironte të largohej nga Barcelona, kilianin dhe të njëjtën gjë pritet të bëjnë edhe këtë verë, pasi me të gjitha gjasat Sanchez do të largohet Djajtë e Kuq. Gjithsesi tranferimi i Sanchez në Milano mund të jetë një mision shumë i vështirë për drejtuesit e Interit për të mos thënë i pamundur, kjo për vetë faktin pasi te United, Alexis ka një pagë shumë të kripur, plot 24 milionë euro në sezon, pagë që në Itali mund ta përballojë vetëm Juventusi. Megjithatë nëse kiliani ul ndjeshëm pretendimet e tij financiare, nga 24 deri në 10 milionë euro në sezon, Interi mund ta bëjë një tentativë për ta transferuar në San Siro.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...