Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi nuk ndalet, pas Godin synohen të tjerë emra me parametra zero

Me marrëveshjen praktikisht të mbyllur për të transferuar Diego Godin në Milano, nga muaji qershor, Interi duket se po punon për të afruar disa lojtarë të tjerë me eksperiencë, por që vijnë me parametra zero.

Në listën e Marottës dhe Ausilios kanë përfunduar mesfushori dhe kapiteni i Portos, Herrera, sulmuesi holandez i Bayernit, Arien Robben dhe dy futbollistët e Manchester United-it, Antonio Valencia dhe Mateo Darmian.

Kontrata e të 4 këtyre lojtarëve përfundon në fund të sezonit dhe drejtuesit zikaltër po punojnë t’i bindin që t’i bashkohen projektit të Interit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, duke qenë se bëhet fjalë për transferime pa kosto.

Herrera, 28 vjeç, por edhe Darmian, shikohen si alternativa mjaft të vlefshme për një afat të gjatë në skuadrën zikaltër, ndërsa Robben dhe Valencia është e sigurt që nuk mund të luajnë 30 ndeshje në sezon, por mund t’i garantojnë skuadrës eksperiencë në ndeshjet e mëdha.

Mediat italiane raportojnë se plani i klubit zikaltër është i qartë, që të afrojnë lojtarë me eksperiencë, por me parametra zero, ndërsa paratë t’i shpenzojnë për të marrë talente të afirmuar tashmë si Chiesa, Barella, etj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...