Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Interi nxjerr jashtë gare Newcastle për gjermanin e Atalantës

Atalanta's German defender Robin Gosens celebrates after scoring during the Italian Serie A football match Atalanta vs Lazio played on June 24, 2020 behind closed doors at the Atleti Azzurri d'Italia stadium in Bergamo, as the country eases its lockdown aimed at curbing the spread of the COVID-19 infection, caused by the novel coronavirus. (Photo by Miguel MEDINA / AFP) (Photo by MIGUEL MEDINA/AFP via Getty Images)

Drejtuesit e Interit po punojnë për të kryer investime të rëndësishme në merkato, për të sotmen dhe të ardhmen. Marotta dhe Ausilio mendojnë të shpenzojnë një shifër të konsiderueshme për Gosens të Atalantës, i cili shihet si njeriu perfekt për krahun e majtë,ku shpresat oër rinovimin me Perisiç janë venitur.

Por nuk mbaron me kaq, paso ër të mbushur një boshllëk të krijuar në fazën sulmuese nga dëmtimi i Correas, zikaltrit janë gati të afrojnë edhe Caicedon nga Genoa, futbollist të cilin Inzaghi e njeh mirë, pasi e ka pasur nën urdhrat e tij te Lazio.

Merkatoja e verës, më pas, do t’u shërbejë zikaltërve për të hedhur baza të forta për të ardhmen me afrimin e dy lojtarëve të Sassuolos, Scamacca dhe Frattesi.

Presidenti Zhang ka dhënë “ok”-in e tij sidomos për Gosens, por me kushtin që marrëveshja të arrihet për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit me të drejtën e blerjes, që shpenzimi për të këtë lojtar të rëndojnë në bilancin e sezonit të ardhshëm.

Bisedimet nuk janë të lehta, Atalanta e vlerëson lojtarin e kombëtares gjermane 30 milionë euro dhe ka lënë të kuptohet që është e gatshme të negociojë me Interin. Gosens është kërkuar edhe nga Newcastle, por nuk e ka marrë në konsideratë interesimin e “Magpies”, pasi dëshiron transferimin në Milano.

Për Caicedon, situate është më e lehtë: Genoa ka dhënë miratimin e saj për huazimin e sulmuesit deri në qershor, sigurisht me kushtin që lojtari të pranojë ulje page (nuk i jep më shumë se 800 mijë euro për pesë muaj).

Ndërkohë vijojnë bisedimet me Sassuolon për Scamaccan dhe Frattesin, në kuadër të sezonit të ardhshëm. Drejt largimit nga Interi janë Sensi (e kërkon Sampdoria) dhe Kolarov, që prite ta mbyllë me futbollin e luajtur.

[quiz-cat id=”297386″] 

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...