Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi për suksesin e radhës ndaj Bolognës, Napoli-Roma sfidë direkte për Europën

Pas fitores me goleadë 6-0 ndaj Brescias mbrëmjen e të mërkurës, Inetri do të zbresë sërish në “San Siro” pasditen e sotme më 17:15, këtë herë për t’u përballur me Bolognën në një sfidë ku synimi mbetet i njëjtë, marrja e tre pikëve.

Zikaltrit do at kenë të pamundur të rivalizojnë për titullin kampion, pasi Juventusi është 11 pikë para dhe po tregon se nuk ka ndërmend të ndalet, por Conte vijon të besojë që Interi i tij mund t’ia dalë të marrë të paktën vendin e dytë, për të shënuar një arritje krahasuar me një sezon më parë.

Në sfidën e pasdites së sotme, tekniku zikaltër do të ketë në dispozicion edhe mesfushorin kroat Marcelo Brozovic, i cili ka munguar në tre javët e fundit për shkak të një dëmtimi, ndërsa do të mungojë Victor Moses, i cili kishte ardhur vërtetë në formë në dy ndeshjet e fundit.

Në orën 19:30 do të zhvillohen 5 takime të tjera të javës së 30 të kampionatit italian, ndër të cilat spikatin përballja Brescia-Verona, ku vendasit do të luajnë shansin e fundit për të shpresuar te mbijetesa, por edhe Parma-Fiorentina, dy skuadra që luajnë hapur dhe nuk kanë më objektiva të rëndësishëm në garë.

Në mbrëmje vëmendja do të spostohet në “San Paolo”, ku Napoli i Gattusos do të provojë të harrojë sa më shpejt humbjen në Bergamo ndaj Atalantës, me një fitore ndaj Romës, që gjithashtu vjen pas dy humbjeve dhe e masakruar nga kritikat.

Të dy skuadrat kanë si synim një vend në Europa League për sezonin e ardhshëm, ndaj sfida e mbrëmjes së sotme mund të quhet me plot gojë një përballje direkte, duke qenë se edhe në renditje diferenca mes tyre është vetëm 3 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...