Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Interi përballë Leverkusenit në çerekfinale, Sevilla eliminon Romën

Interi, sikurse pritej, do të përballet me Bayer Leverkusenin në çerekfinale të Europa League-s, takim që do të zhvillohet të hënën e ardhshme. Ekipi gjerman mposhti 1-0 Glasgow Ranges në takimit e kthimit të 1/8-ave, që u zhvillua në “BayArena” të Leverkusenit dhe me rezultat të përgjithshëm 4-1 kalon në fazën tjetër. Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi Diaby në minutën e 51-të, i shërbyer nga Aranguiz.

Roma nuk ia doli t’i bënte ballë Sevillas në takimin e zhvilluar në “Schauinsland-Reisen-Arena” të Duisburgut, ku verdhekuqtë u dorëzuan që në pjesën e parë. Skuadra andaluze, eksperte në këtë kompeticion, e zhbllokoi takimin që në minutën e 22-të me ish-lojtarin e Real Madridit Reguilon, pas një depërtimi të shpejtë në zonë. Në fundin e pjesës së parë goditjen përfundimtare Romës ia dha En Nesyri, që përmbylli me sukses një kundërsulm të shpejtë të ekipit spanjoll. Roma nuk gjeti forca për të reaguar në pjesën e dytë, madje në fundit e takimit Mancini u ndëshkua me karton të kuq, për sjellje josportive ndaj Luk de Jong.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...