Merkato

Interi prenoton talentin argjentinas, mposht konkurencën e Atleticos dhe Realit

Në Argjentinë konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit amerikano-jugor, është 20-vjeç dhe aktualisht luan për Racing Avellanedan. Bëhet fjalë për sulmuesin Lautaro Martinez i cili sipas të gjitha gjasave verën e ardhshme do të transferohet te Interi. Zikaltërit për meritë edhe Diego Militos që punon si menaxher te skuadra argjentinase por edhe Javier Zanettit kanë fituar konkurencën me Atleticon e Madridit dhe Realin e Madridit. Interi ka vendosur të paguajë klauzolën e largimit të lojtarit që kapte shifrën e 18 milionë eurove duke marrë kështu shërbimet e një talenti shumë premtues, i cili mund të jetë edhe zëvendësuesi i kapitenit Mauro Icardi te zikaltërit i cili pritet të largohet në verë. Lajmi për kalimin e Lautaro Martinez te Interi u konfirmua edhe nga mediat spanjolle të cilat e konsiderojnë lojtarin si një mundësi të humbur nga dy skuadrat e Madridit, Atletico dhe Reali.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency