Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi prezanton fanellën e tretë, evidenton triumfet e mëdha (Foto)

Interi ka prezantuar edhe fanellën e tretë për sezonin 2019-2020, e cila është e zezë, me detajet si logoja e sponsorit apo vijat në krah, të verdha, ndërsa sipas përshkrimit të klubit, është e frymëzuar nga sukseset në të kaluarën.

Kjo fanellë përmban elementë të fanellave të vitit 1998, kur Interi fitoi Kupën UEFA në finalen ndaj Lazios në Paris dhe të sezonit 2009-2010, kur zikaltrit fituan gjithçka në Itali dhe Europë.

Fanella e re përmban edhe elementë të modës së viteve ’90, të cilat zikaltrit i kanë përfshirë në shenjë mirënjohjeje për partneritetin e gjatë me kompaninë e prodhimit të gomave “Pirelli”.

Vlen të theksohet se bluza e tretë e zikaltërve do të përurohet mbrëmjen e 17 shtatorit në “San Siro”, kur Interi të luajë ndeshjen e parë në fazën e grupeve të Champions Leagues, përballë çekëve të Spartës së Pragës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...