Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi, raporti unik me tifozët, Inzaghi dhe kritikat: Rrëfehet Milan Skriniar

Milan Skriniar ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Interin. Rinovimi është ende larg, teksa përveç PSG-së e kërkon edhe Reali i Madridit. Pavarësisht zërave të merkatos, 27-vjeçari qetëson tifozët zikaltër duke premtuar se do të japë gjithçka për Interin.

Që në fillim jam përpjekur të jap më të mirën për këto ngjyra dhe për këtë ekip. Të njëjtën gjë po bëj edhe tani, siç kam bërë gjithmonë, ky është shkaku pse tifozët më duan shumë.

Kam një raport shumë të mira me ta, madje dua të përfitoj t’i falënderoj të gjithë. Është shumë e bukur për një futbollist të ketë një marrëdhënie të tillë me tifozët.

Interi? Nuk merrem me kritikat, pasi vetëm të shkaktojnë humbje energjish. Kemi një skuadër të fortë, vjet e humbëm titullin për gabime tonat, por duhet ta pranoj që edhe Milani pati meritat e veta”, deklaron mbrojtësi sllovak, i cili ndalet edhe te trajneri Simone Inzaghi.

Ai është njëri prej nesh, bisedon dhe bën shaka me ne, por edhe e thotë kur është e nevojshme të shprehë ndonjë fjalë të fortë. Ai është një trajner i ekuilibruar”, deklaroi qendërmbrojtësi i Interit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...