Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Interi sërish për pazar te Sassuolo, kërkon ish mesfushorin e Milanit

Pas Stefano Sensit verën e kaluar, Interi është gati të marrë një tjetër futbollist nga Sassulo dhe bëhet fjalë për ish mesfushorin e Milano, Manuel Locatelli, i cili po shkëlqen te zijeshilët gjatë këtij sezoni.

Mesfushori është i ri, me mjaft grintë dhe me një qarkullim të mirë të topit, cilësi këto që i ka vlerësuar shumë edhe Antonio Conte, i cili kërkon të ketë në dispozicion një alternativë për t’i dhënë mundësi pushimi kroatit Brozovic.

Drejtuesit e Interit i kanë ofruar Sassuolos 20 milionë euro për kartonin e Locatellit, por me kushtin që huazimi i Sensit të rinovohet edhe për një tjetër sezon dhe vetëm verën e ardhshme zikaltrit të vendosin nëse do ta blejnë përfundimisht apo jo.

Nga ana tjetër, për mesfushorin 22-vjeçar bëhet fjalë për një rikthim në Milano, por këtë herë në kampin zikaltër, rivalët e përjetshëm të tij, duke qenë se është rritur te të rinjtë e Milanit, skuadër me të cilën edhe ka debutuar në Serinë A.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...