Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi s’është as për Champions, Genoa e ndëshkon me 2 gola

Interi jo vetëm nuk është për titullin kampion në Serinë A, por rrezikon madje edhe pjesëmarrjën në Champions League sezonin e ardhshëm. Zikaltrit, pa Mauro Icardin (i dëmtuar) në dispozicion vuajtën shumë për të gjetur golin në “Luiggi Ferraris” ndaj Genoas, ndërsa në fazën mbrojtëse u shfaqën të brishtë, duke pësuar dy herë.
Në fakt në rastin e parë ishte autogol i Ranocchias, pasi Skriniar ia përplasi topin në këmbë në mënyrë të pavullnetshme, pak sekonda para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve.
Në momentin e golit të dytë skuadrën e Spallettit e ndëshkoi një ish, pikërisht Goran Pandev, që u tregua i vëmendshëm në kontrollin e tipit dhe goditjen e befasishme që kapi të papërgatitur mbrojtjen dhe portierin Handanovic. Me këtë humbje Interi është parakaluar nga Roma, madje të njëjtën gjë mund të bëjë edhe Lazio, nëse fiton me Veronan në “Olimpico”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...