Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi shpërdoron sërish dhe zbret i 4-ti, asist i Rrahmanit, Verona e ndal në barazim!

Interi nuk ngre kokë përballë Veronas në Bentegodi. Zikaltrit e Contes u ndalën për të dytën herë rresht në kampionat pasi barazuan 2-2 përballë skuadrës së Ivan Juric, duke rrëshkitur në vendin e 4-t të renditjes pasi nuk arritën të parakalonin dot Atalantën që fitoi të mërkurën ndaj Sampdorias. Me Kumbullan dhe Rrahmanin në fushë, Verona e nisi me marshin e pestë sfidën teksa pas vetëm 2 minutash lojë, Lazovic bëri për ujë të ftohtë Skrianiarin e rikthyer nga pezullimi prej 3 ndeshjesh dhe kaloi vendasit në avantazh. Pak minuta më vonë Interi ishte me fat kur goditja e Miguel Velosos u ndal nga shtylla. Gjithsesi në pjesën e dytë hyri në fushë një tjetër Inter që arriti të përmbyste shifrat në harkun e pak minutave me Antonio Candrevën.

Fillimisht mposhti Silvestrin pas topit të kthyer nga shtylla pas goditjes së Lukakut ndërsa  6 minuta më pas goditja e Candrevas u devijua nga Dimarco dhe përfundoi në rrjetë. Por atëherë kur Interi dhe Conte e menduan ndeshjen të fituar, zikaltrit edhe njëherë tjeër nuk menaxhuan dot avantazhin siç ka ndodhur shpesh në këtë sezon, sepse pas një black out-i, portugezi Veloso mposhti Handanovic pas asistit perfekt që mori nga Rrahmani, duke i dhënë një pikë Veronas në këtë sfidë. Interi në krahun tjetër shpërdoroi edhe mundësinë e fundit që kishte për të rihyrë në garën për titull.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...