Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi sistemon çështjen e portës, rinovon me Handanoviç dhe i gjen pasuesin

Ndërkohë që skuadra është shumë pranë sigurimit edhe matematikisht të një vendi në zonën Champions, drejtuesit e Interit vijojnë punën për të kompletuar ekipin për sezonin e ardhshëm dhe këto ditë po sistemojnë çështjen e portës.

Kështu është arritur marrëveshja me kapitenin Samir Handanovic, që të rinovojë kontratën deri në verën e 2022-shit, kohë kur slloveni të ketë 38 vite mbi supe, ndërsa tani ka mbetur për t’u hedhur vetëm firma mbi kontratë.

Sa i përket numrit 2, Daniele Padelli nuk bind dhe drejtuesit zikaltër kanë vendosur të rikthejnë në “San Siro” rumunin Andrei Ionut Radu, i cili sezonet e fundit i ka kaluar në huazim te Genoa dhe Parma.

Objektivi i parë i zikaltërve ishte argjentinasi i Udineses Muso, por pretendimet e friulianëve për të paktën 25 milionë euro janë cilësuar të tepërta nga drejtuesit e milanezëve, që kanë vendosur të besojnë te Radu, i cili është rritur në akademinë e klubit.

Portieri 23-vjeçar numëron 50 ndeshje në Serinë A dhe cilësohet si një nga të rinjtë më premtues në rolin e tij, ndërsa plani i zikaltërve është që ta inkuadrojnë gradualisht, fillimisht si zëvendësuesi i parë i Handanovic.

Pak a shumë njësoj është vepruar edhe me Julio Cesar, që erdhi për të zëvendësuar Toldon dhe pas vetëm një sezoni u bë portier i parë, duke mbrojtur portën e zikaltërve për shumë sezone në vijim, përfshi këtu edhe gjatë vitit të Tripletës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...