Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Interi superior, sfidë e bukur për vendin e dytë! Lukaku? Zgjedh Thuram”

Interi kryeson Serie A, por Juventusi dhe Milani janë aty, me 2 dhe 3 pikë më pak se zikaltrit. Gara për titullin kampion në Itali do të jetë e fortë, por Mario Balotelli sheh favorit absolut skuadrën e Simone Inzaghit.

Do të shijojmë një sfidë të bukur për vendin e dytë mes Milanit, Napolit dhe Juventusit… Pastaj, nëse ja dalin të kalojnë Interin, aq më mirë për ta.

Sidoqoftë, për momentin, skuadra zikaltër më duket superiore krahasuar me rivalët, edhe pse të flasësh për titullin në nëntor është gjithmonë shumë herët”, deklaroi ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit.

Lexo edhe: 

Më pas edhe një koment për Marcus Thuram, autor i 5 golave dhe 7 asisteve deri tani me nënkampionët e Europës.

Nuk është e vërtetë që Juventusi ka sulm më të mirë se Interi. Kam luajtur me Thuram kur ishte i ri. Ai nuk ishte kaq i fortë, është përmirësuar shumë.

Lukaku apo Thuram? Zgjedh Thuram, për talentin dhe kualitetin që shpreh në fushë”, theksoi sulmuesi i Adana Demirspor në Superligën e Turqisë.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...