Aventura e Gabriel Barbosa, i njohur ndryshe si Gabigol është drejt fundit te skuadra e Interit, ku u transferua në verën e 2016 nga Santosi për shumën e 29 milionë Eurove. 20-vjeçari nuk bënë më pjesë në planet e trajnerit Spalletti dhe me shumë mundësi do të largohet këtë verë. Sipas mediave italiane, zikaltërit kanë nisur bisedimet me Benfican për transferimin e lojtarit në Portugali. Drejtuesit e Interit i kanë propozuar portugezëve një shkëmbim, ku lojtari i preferuar nga italianët është Lisandro Lopez, pasi mbrojtësi pëlqehet shumë nga trajneri Spalletti.
