Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi synon te festojë 111-vjetorin me 3 pikë, Fiorentina-Lazio sfidë e paparashikueshme!

FERRARA, ITALY - OCTOBER 07: Mauro Icardi of FC Internazionale celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between SPAL and FC Internazionale at Stadio Paolo Mazza on October 7, 2018 in Ferrara, Italy. (Photo by Claudio Villa - Inter/Inter via Getty Images)

Një dielë që premton shkëndija në Serie A. Kampionati italian kulmon këtë të dielë me disa sfida shumë interesante që do të keni mundësi t’i ndiqni live në Supersport. Në orën 15:00 vëmendja më e madhe do të jetë te Interi. Në praninë e rreth 65 mijë tifozëve, futbollistët zikaltër do të përpiqen të nderojnë 111 vjetorin e klubit me një fitore ndaj Spal që është shumë e rëndësishme për të mos humbur kontaktet me Milanin dhe për të ruajtur vendin e 4-t që të çon në Champions League. 1 ditë më parë Interi mbushi 111-vjeç dhe sot është dita për të festuar ditëlindjen me një sukses ndaj skuadrës nga Ferrara që do të rikthente qetësinë në kampin zikaltër pas rezultateve të fundit zhgënjyese dhe mbi të gjitha do të rriste moralin e skuadrës së Spallettit për duelet delikate ndaj Frankfurtit në Europa League dhe derbin ndaj Milanit në Serie A. Në orën 15:00 do të zhvillohen edhe dy takime të tjera interesante. Sampdoria-Atalanta është një sfidë e drejpërdrejtë për zonën europiane, ndërkohë që Torino do të synojë vazhdimësinë e fitoreve në transfertën ndaj Frosinones që luan shanset e fundit për mbijetesën.

Në orën 18:00 do të jetë radha e Napolit që duhet të fitojë ndaj Sassuolos për të mos ndjerë presionin e Milanit nga pas, ndërkohë që në mbrëmje, sytë e të gjithëve do të jenë në atë që konsiderohet edhe si dueli më i bukur i kësaj jave. Në Firence Fiorentina e Piolit do të presë Lazion. Bardhekaltrit pas fitores në derbi duan një tjetër 3-pikësh të rëndësishëm për të mos humbur terren ndaj vendit të 4-t ndërkohë që vjollcët të cilët mungojnë në takimin me fitoren prej 3 takimesh mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, synojnë kthesën sot.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...