Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi thyen “tabunë” Firence dhe për 2 netë “gdhihet” i pari!

Për 2 netë Interi i Antonio Contes do tëgdhihet i pari. Zikaltrit thyenë tabunë Firence aty ku nuk fitonin që nga 2014-ta në kampionat duke bindur me lojë dhe rezultat për një sukses të pastër 0-2 që e ngjiti Interin përkohësisht në vendin e parë në kuotën e 47 pikëve, 1 më shumë se Milani që luan të dielën ndaj Crotones. Me Lukakun dhe Hakimin në fushë ndryshe nga sfida ndaj Juventusit në Kupë Interi kishte një marsh më shumë dhe e vuri poshtë Fiorentinën e Prandellit që në fillim. Dragoëski u bë protagonist duke i pritur një “penallti” në lëvizje Barrelas, përpara se mesfushori zikaltër të korigjonte shënjestrën dhe të realizonte një gol spektakolar nga distanca në minutën e 31-të. Vetëm pak çaste më pas Fiorentina pati dy mundësi të arta me Bonaventuran që u ndal nga traversa për meritë edhe të Handanovic që në vijimin e aksionit ndali edhe predhën e Biraghit.

Në pjesën e dytë dominimi i Interit u shtua me skuadrën e Contes që edhe këtë sfidë e ndoqi nga tribuna pasi ishte i skualifikuar, iu afrua golit të dytë në disa raste deri sa e gjeti atë pas një shpërthimi të Hakimit në minutën e 52-të me marokenin që i serviri Perisic-it një gol të thjeshtë me portën e boshatisur. Pas 0-2 kishte vetëm një ekip në fushë dhe ai ishte Interi që shpërdoroi pafund me Lukakun, Lautaron, apo edhe Skriniar e Bastonin, ndërkohë që belgut iu anulua edhe një gol për pozicion jashtë loje të Perisic. Një fitore shumë e rëndësishme kjo për zikaltrit të cilët kanë rregulluar edhe mbrojtjen pasi për të 4-ën ndeshje radhazi në Serie A nuk pësuan gol.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...