Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“International Memorial Tournament”/ Shqipëria U-19 përballë Realit dhe Dinamos së Zgrebit

Shqipëria U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, do të marrë pjesë në “International Memorial Tournament” që do të zhvillohet në Zagreb nga data 8 deri në 11 gusht. Në këtë edicion të 17-të të këtij kompeticioni do të marrin pjesë 8 skuadra të ndara në 2 grupe, A dhe B.

19-vjeçarët kuqezi janë shortuar në Grupin A së bashku me Dinamo Zagrebin, Real Madridin dhe Olimpija Ljubjanën. Grupi B përbëhet nga Kroacia U-19, Fejnordi, Grasshopers dhe japonezët e Cerezo Osakas.

Shqipëria do të debutojë në këtë turne kundër Real Madridit në datën 8 gusht, duke filluar nga ora 16:30. Ditën e dytë, më 9 gusht do të përballet me Dinamo Zagrebin, me ndeshjen që fillon në orën 18:15. Faza në grupe mbyllet më 10 gusht me ndeshjen kundër sllovenëve të Olimpija Ljubjanës, po në orën 18:15. Ditën e diel, në datë 11 gusht, do zhvillohen ndeshjet finale.

Trajneri Dede do ta grumbullojë skuadrën në Shkodër në datë 4 gusht, ku do të zhvillojë dy seanca stërvitore, për të udhëtuar më datë 6, në mëngjes, drejt Kroacisë, ku do të zhvillojë edhe dy seanca të tjera përpara fillimit të turneut.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...