Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“International U-16 Tournament”/Shqipëria e mbyll me fitore

Shqipëria U-16 e mbyll me fitore “International U-16 Tournament” që po zhvillohet në Turqi. Kuqezinjtë e vegjël, që drejtohen nga Elvin Beqiri, fituan pastër me rezultatin 3-0 ndaj Lituanisë.

16-vjeçarët kuqezi zbritën në fushën e lojës me këtë formacion: Simoni; Zhuzhi; Pano; Zabeli; Kurbasha; Neziri; Kote; Stafa; Halili; Bajraktari; Çereni. Pjesa e parë u dominua e gjitha nga kuqezinjtë, finalizuan në minutën e 26-të me Bajraktarin.

Me rezultatin 1-0 u mbyll fraksioni i parë i ndeshjes. Pjesa e dytë filloi ashtu si u mbyll dhe e para, me skuadrën e Beqirit që sulmoi gjatë gjithë kohës portën e lituanezëve, duke gjetur menjëherë golin e dytë me anë të Adrian Nezirit, në minutën e 45-të.

Në fundin e ndeshjes, kapiteni Çereni shënoi golin e tretë, në minutën e 77-të, për rezultatin final 3-0.

Ky është bilanci i Shqipërisë U-16, në këtë turne:

15 prill, Shqipëri-Bjellorusi 1-0

17 prill, Turqi-Shqipëri 1-0

19 prill, Lituani-Shqipëri 0-3

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...