Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Intervista ndryshe, Daku dhe Muja: Çfarë ndjesie të jesh në kombëtare, nëna u gëzua shumë!

Kombëtarja e Shqipërisë është duke i “dhënë dorën” e fundit përgatitjeve për ndeshjen e datës shtatë shtator në Pragë ndaj Republikës së Çekisë. Një sfidë shumë e rëndësishme për kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho të cilët ashtu si edhe tifozët, ëndërrojnë kualifikimin për në Europianin e vitit 2024.

Në listën e teknikut brazilian, këtë herë ishin edhe dy risi të mëdha. Fjala është për Mirlind Dakun dhe Arbnor Mujën që aktivizohen përkatësisht me Rubin Kazan dhe Antwerp. Hera e parë për ta në kombëtare ka një shije të veçantë dhe dyshja në një intervistë ndryshe në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit tregon përjetimin e këtyre ditëve si kuqezinj.

Daku- “Mirë, shumë mirë. Kemi pasur pak probleme për “dritën jeshile” për të përfaqësuar kombëtaren por shyqyr u krye dhe tepër mirë këto ditët e para.

Muja- “Mirë edhe për mua. Një ndjejë fenomenale të jesh në kombëtare me djemtë, të takohesh me ta si dhe të njohësh stafin. Gjithçka shumë mirë. Kur mora ftesën, për herë të parë fola me familjen, krenari e madhe si për ta ashtu edhe për mua. Nëna ka qenë më e lumtura kur e mori vesh.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Kategoria Superiore

Erbim Fagu do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Pas largoi Julian Ahmatajn, presidenti Refik Halili ka marrë vendimin për t’i besuar stolin...