Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Intervista plot polemika e Ronaldos, një nga lojtarët e United në krah të portugezit

Intervista e Cristiano Ronaldos për The Sun shkaktoi shumë polemika duke qenë se portugezi foli hapur për marrëdhënien e tij aktuale me klubin e Manchester United ndërsa nuk harroi të përmendë se nuk e respekton trajnerin e Djajve të Kuq, Erik ten Hag.

Por, mes shumë temave që portugezi preku në intervistën e tij, ai u shpreh edhe mbi lojtarët e brezit të ri teksa theksoi se shumë pak prej tyre do të mund të kenë një karrierë të gjatë pasi tashmë fokusi nuk është vetëm te futbolli dhe ka shumë gjëra nga jashtë sportit që ndikojnë për keq. Në këtë aspekt, një nga lojtarët e rinj të United, Anthony Elanga doli në krah të 36-vjeçarit, ndërsa nga ana tjetër u shpreh se pavarësisht intervistës së dhënë kundër klubit, ai vijon ta admirojë njësoj Cristiano Ronaldos.

“Cristiano foli për të rinjtë në përgjithësi, unë jam shumë i përqëndruar në profesionin tim. Por, Ronaldo ka të drejtë sepse telefonat, teknologjia e bën të lehtë që një futbollist të shpërqëndrohet. Unë jam gjithnjë i fokusuar te puna ime dhe besoj se lojtarët e tjerë të rinj që janë te United e kanë dëgjuar Ronaldon, duhet ta kuptojnë atë se çfarë thotë ai.

Për mua Cristiano Ronaldo ka shumë vlera dhe intervista e fundit nuk e ndryshon mendimin tim për të. Ai më ka ndihmuar shumë në fushë, por edhe jashtë saj, është një frymëzim. Jo vetëm për mua, por për të gjithë të rinjtë që janë në klub. Ndonjëherë, në palestër jemi vetëm unë dhe ai, më pëlqen shumë ai moment”, u shpreh Elanga.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...