Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka pritur sot në një takim Shefin e Misionit Diplomatik të Algjerisë në Shqipëri, z. Ridha Nebais. Kreu i futbollit shqiptar e njohu Nebais me investimin madhor të realizuar në Shtëpinë e Futbollit. Aty ndodhen selia e Federatës së Futbollit bashkë me dy stadiumet, me qendrën e fizioterapisë dhe fitnesit.
Tashmë kanë përfunduar thuajse totalisht dhe kanë hapur dyert për stërvitjen e ekipeve Kombëtare. Gjithashtu, Duka e njohu diplomatin algjerian me zhvillimet e mëdha sportive dhe infrastrukturore që kanë ndodhur në dekadën e fundit falë edhe këmbënguljes dhe mbështetjes së FSHF-së.
Lexo edhe:
- Sylvinho nis të skicojë formacionin, çfarë provoi në stërvitjen e të mërkurës
- Arrestohet Agim Ademi, kreu i Federatës së Futbllit në Kosovë
- Cilësohej “Messi i ri”, ish-talenti i Barcelonës tërhiqet në moshën 32-vjeçare
- Arrestimi i Agim Ademit/ Për çfarë akuzohet dhe sa rrezikon kreu i FFK-së
Nga ana e tij, Shefi i Misionit Diplomatik të Algjerisë vlerësoi investimet e rëndësishme që ka kryer dhe po kryen Federata Shqiptare e Futbollit. Siç është edhe kompleksi i Shtëpisë së Futbollit. Por dhe iniciativat e vazhdueshme që kanë transformuar futbollin shqiptar në drejtim të cilësisë.
Presidenti i FSHF-së priti me kënaqësi ftesën e Ambasadorit Nebais për të vizituar Algjerinë dhe për të ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë bashkëpunimi ndërmjet dy federatave. Për të pasur më shumë ndeshje miqësore së bashku dhe shkëmbyer eksperienca të vyera.
Gjatë takimit, Duka shkëmbeu mendime me diplomatin algjerian për fushat e mundshme të bashkëpunimit mes palëve dhe për projekte eventuale për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar.
