Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Investimi i duhur, Haller po shërohet”, drejtori i Dortmund jep lajmin e mirë

Sebastian Haller u transferua nga Ajax te Borussia Dortmund për 31 milionë euro më 6 korrik. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë cilësohej si pasardhësi i Erling Haaland në “Signal Iduna Park”, por aventura gjermane nisi shumë keq për 28-vjeçarin e lindur në Francë.

Haller u diagnostikua me sëmundje të keqe në testikuj pak ditë pasi firmosi kontratën 4-vjeçare me verdhezinjtë gjermanë. Një “rrufe në qiell të hapur” për lojtarin shtatlartë, i cili gjithsesi nuk është dorëzuar dhe po lufton për t’u shëruar plotësisht.

Dua t’i falënderoj të gjithë nga thellësia e zemrës për këto mesazhe kaq të ngrohta. Më kanë prekur shumë fjalët e fansave dhe ndjehem sikur nuk e meritoj të gjithë këtë vëmendje nga ta.

Shihemi së shpejti në fushë për të festuar triumfin e radhës. Ju falënderoj unë dhe familja ime, tani do të përqendrohem te rikuperimi për t’u rikthyer edhe më i fortë”, deklaroi Haller, ndërkohë që drejtori sportiv i Dortmundit ka dhënë lajmin e mirë për tifozët.

Në një prononcim për mediet gjermane, Sebastian Kehl deklaroi: “Shërimi i Haller po shkon mirë, ai po përparon dhe po e merr veten. Natyrisht që ai ka nevojë për kohë, por besimi dhe kurajo nuk i mungojnë.

Kjo tregon se ne kemi vënë bast për lojtarin e duhur. Ne të gjithë shpresojmë që ai të kthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh drejtuesi i klubit gjerman.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...