Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Investoi 58 milionë £ katër vite më parë, Liverpooli rrezikon ta humbasë falas!

Liverpool rrezikon të humbasë një lojtar me shumë vlera në vitin 2023, pasi kontrata e Naby Keita skadon verën e ardhshme. Mesfushori u transferua në vitin 2018 te “të kuqtë” për një shumë prej 58 milion paund nga Leipzing.

Sipas raportimeve bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur dhe ekziston një mundësi që lojtari mund të shitet në merkato. Megjithatë për shkak të emergjencës në repartin e mesfushës për shkak të dëmtimeve të shumta, klubi Anglez nuk dëshiron ta shesë 27 vjeçarin.

Periudha e Keita te Liverpool është pasur nga dëmtime të shumta, ndërsa në sezonin e fundit mesfushori ka luajtur vetëm 23 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.

Ndërsa me fillimin e sezonit të ri në ndeshjen e parë përballë Fulham lojtari mungoi për shkak të dëmtimit, kurse në sfidën e dytë përball Crystal Palace, Keita ishte pjesë e ekipit por nuk u aktivizua për asnjë minutë.

Megjithatë Liverpool shpreson se në të ardhmen Keita do të bindet dhe do të firmosë kontratën me të kuqtë, për mos ta humbur me parametra zero.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...