Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inzaghi: Asllani lojtar cilësor, pres një dhuratë të fundit nga merkato

Interi është gati për sezonin e ri në Serie A. Nënkampionët e Italisë zbresin në fushë të shtunën në Lecce, ndeshje nga e cila Simone Inzaghi pret lojë të bukur dhe fitore.

E kemi detyrë të përpiqemi për të arritur më të mirën. Skuadra nuk ka ndryshuar shumë. Kemi humbur Perisic, por rikthyem Lukakun. Kemi marrë edhe lojtarë funksional si Mkhitaryan, Onana, Asllani dhe Bellanova, të cilët kanë cilësi.

Rivalët tanë janë forcuar, por ata e kanë të qartë që do të jemi edhe ne kandidatë për titullin deri në fund. Na mungon vetëm një qendërmbrojtës për të zëvendësuar Ranocchian”, deklaroi trajneri i Interit.

Marcelo Brozovic është rikuperuar. Kroati është stërvitur me ekipin dhe do të jetë i pranishëm në transfertën në Salento, teksa Kristjan Asllani është gati të debutojë në kampionat me skuadrën e re.

Dy janë emrat që përfliten për t’iu bashkuar Interit në prapavijë: Francesco Acerbi (Lazio) dhe Manuel Akanji (Borussia Dortmund).

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...