Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Inzaghi: Duam të ngremë trofeun në shtëpi, e ardhmja ime vendoset në fund të sezonit

Lazio do të përballet nesër me Atalantën në sfidën finale të Kupës së Italisë, ndërsa tekniku i bardhekaltërve, Simone Inzaghi doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp.

Ai tha se skuadra është gati për t’u përballur me zikaltrit nesër, ndërsa shtoi se e njeh mirë Atalantën dhe se pret që futbollistët e tij të të dhurojnë një ndeshje mjaft të mirë dhe të ekuilibruar.

“Skuadra është mirë dhe gati fizikisht e mendërisht, për të përballuar një sfidë të tillë. Jemi përballur pak ditë më parë me Atalantën dhe kemi humbur, por kemi bërë një ndeshje të mirë. Nesër e dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë, por duhet të bëjmë ndeshjen perfekte, për t’ia dalë”, tha Inzaghi.

Numri 1 i stolit të Lazios theksoi se e ardhmja e tij nuk lidhet aspak me rezultatin në finalen e Kupës, ndërsa shtoi se bilanci pritet të bëhet në fund të sezonit.

“Finalen e Kupës e luajmë në shtëpinë tonë, para tifozëve tanë dhe për këtë arsye dua që ta fitojmë. E ardhmja ime nuk varet nga një ndeshje e vetme, por mund t’ju them se në fund të sezonit do të ulemi me drejtuesit për të analizuar gjithçka dhe për të vendosur”, deklaroi trajneri i Lazios.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...