Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inzaghi: Eliminim i hidhur, tani të kthehemi në derbi

Ka hidhërim në te Lazio pas eliminimit nga Salzburgu në çerekfinale të Europa League-s, atëherë kur kualifikimi ishte shumë pranë. Bardhekaltrit, sipas trajnerit Simone Inzaghi, tashmë e kanë për detyrë të reagojnë menjëherë në derbin me Romën, me të dyja skuadrat që ndajnë vendin e tretë dhe të katërt me nga 60 pikë.

“Patëm një rrugëtim të bukur në Europa League dhe më vjen keq që i zhgënjyem tifozët tanë dhe nuk u dhuruam gjysmëfinalen. Ishim vetëm një hap larg, megjithatë Salzburgu e meritoi kualifikimin. Jemi shumë të hidhëruar, por të dielën kemi një mundësi të madhe, derbin me Romën. Duhet të rikuperojmë energjitë fizike dhe mendore.”

Më pas Inzaghi mundohet të shpjegojë tre golat që pësoi skuadra e tij brenda katër minutave.

“Pasi morëm avantazhin, kaluan në “black-out” dhe kjo nuk duhej, sepse e kishim në dorë kualifikimin. Ata goditën 5 herë në portë dhe dhënuan 4 gola, ndërsa ne me të njëjtin numër goditjesh nuk e gjetëm rrjetën. Nga katër golat e tyre 2 ishin autogola. Nuk mendoj sa dikush na bëri magji, thjesht nuk i shfrytëzuam mundësitë për ta siguruar më parë kualifikimin. Ky eliminim duhet të na vlejë si eksperiencë për t’u rritur më shumë. Duhet të jemi krenarë për rrugëtimin që bëmë në Europa League dhe tani duhet të pëqendrohemi në kampionat. Janë edhe 7 ndeshje për t’u luajtur dhe ne jemi aty. Nuk na kanë falur gjë, kështu që duhet t’i luajmë shanset tona për t’u renditur në fund në një pozicion të rëndësishëm.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...