Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Inzaghi u beson të rinjve ndaj Vitesses

Simone Inzaghi ka konfirmuar në konferencën e sotme për shtyp, se do të lërë pushim disa prej titullarëve të zakonshëm të skuadrës, ndërsa u shpreh se ka ardhur koha që edhe të rinjtë, ata që kanë luajtur më pak, të kenë mundësinë e tyre. Trajneri i Lazios zbuloi edhe emrat e parë që do të luajnë si titullarë, ndërsa bëhet fjalë për Palombin dhe Creccon, futbollistë te të cilët tekniku bardhekaltër beson shumë.

“Duke qenë se jemi kualifikuar, mendoj se është momenti i duhur për t’i dhënë pak frymëmarrje futbollistëve që kanë luajtur më shumë deri në këto momente. Përveç kësaj, është një ndeshje pa presion dhe takime të tilla janë ideale për t’i dhënë besim futbollistëve të rinj. Kështu, nesër do të luajnë nga minuta e parë, Palombi dhe Crecco”, u shpreh Inzaghi.

Trajneri i Lazios u rikthye edhe një herë të komentojë humbjen në derbi, ndërsa i qëndroi sërish mendimit të tij se takimi u vendos nga 2 gabime individuale.

“E thashë edhe në përfundim të derbit, por edhe tani jam i të njëjtit mendim. Sfidën me Romën e humbëm vetëm për shkak të 2 gabimeve individuale, që i ndodhin kujtdo dhe që patëm fatin e keq të na ndodhnin në derbi. Nuk ka vend për kritika, por vetëm për punë, sepse duam të rikthehemi menjëherë të fitorja, që të dielën ndaj Fiorentinës”, tha trajneri i Lazios.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...