Kupa e Italise

Inzaghi: Jemi pranë finales, japim gjithçka ndaj Milanit

Të mërkurën në mbrëmje do të zhvillohet gjysmëfinalja e kthimit të Kupës së Italisë, mes Lazios dhe Milanit, në ‘Olimpico’, pasi ndeshja e parë përfundoi në barazim 0-0 në Milano.

Fundjava ka rezervuar një tjetër takim delikat për Lazion, ndaj Juventusit për kampionat, por Simone Inzaghi shprehet i bindur se skuadra është e përqendruar plotësisht te ndeshja e Kupës.

“Jemi vetëm 90 minuta larg finales dhe duam ta luajmë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë ndeshje, për të synuar fitimin e trofeut. Nuk kemi ndërmend të rezervohemi për ndeshjen e të shtunës, pasi në kampionat ka edhe shumë ndeshje akoma, ndërsa këtu jemi shumë pranë finales. Shpresoj që të kemi mbështetjen e sa më shumë tifozëve nesër, për të shfrytëzuar faktorin fushë”, u shpreh Inzaghi.

To Top