Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Inzaghi: Ju tregoj çelësin e suksesit të Interit, nga nesër në sulm për titullin

Simone Inzaghi fiton dy finalet e luajtura në pankinën e Interit dhe u jep zikaltërve dy trofe që mungonin prej vitesh si Superkupa e Italisë dhe Kupa, teksa tani i vë syrin një tjetër trofeu, si titulli kampion.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, numri një i pankinës së zikaltëve vlerëson tej mase grupin e futbollistëve dhe bën thirrje për një sforco të fundit drejt titullit kampion.

“Kemi luajtur të përqendruar dhe kemi fituar me meritë, duke i dhënë klubit dy trofe që mungonin prej vitesh. I gjithë ky sukses i dedikohet grupit, që është vënë në dispozicion tim dhe të stafit, duke na ndjekur dhe besuar deri në fund. Pa grup nuk fiton dot trofe dhe te ky Inter kontribuojnë të gjithë, përfshirë edhe ata që erdhën nga stoli, apo ata që nuk luajtën. Tani të festojmë dhe nga nesër të nisim të mendojmë për Cagliarin. Jemi bashkë që prej 5 korrikut dhe kemi luajtur shumë ndeshje, por tani na pret një sforcim i fundit, me shpresën që të na shpërblehet me titullin kampion”, deklaroi Inzaghi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...