Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Inzaghi: Kam 20 titullarë, ja çfarë u thashë djemve në pushim të ndeshjes

Pas një pjese të parë inekzistente, Interi bëri një reagim spektakolar ndaj Benficës, duke kthyer rezultatin nga 3-0 në 3-3 dhe vetëm shtylla i mohoi golin e një fitoreje historike.

Natyrisht fjala e Inzaghit në pushimin e ndeshjes është ajo që ka bërë diferencën, teksa tekniku zikaltër zbulon edhe bisedën me të tijtë në dhomat e zhveshjes.

“U thashë djemve se është e lehtë të bësh 4 apo 5 zëvendësime, por në fushë nuk kisha lojtarë të dobët, thjesht një skuadër që nuk funksiononte. Shkurtuam distancat, mbuluam më mirë fushën dhe ndoshta mund të fitonim me më shumë fat. Kam në ekip 20 titullarë dhe duhet të menaxhoj grupin për t’u krijuar hapësira të gjithëve”, tha Inzaghi.

Interi kryeson grupin bashkë me Real Sociedad, me nga 11 pilë secila, teksa sfida e fundit do t’i vendosë përballë njëra-tjetrës për të përcaktuar kush do të kualifikohet si kokë grupi.

 

Lajme të tjera

Francë

Historia mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe duket se ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Trajneri Luis Enrique, vendosi ta zëvendësonte sulmuesin në minutën...

La Liga

Emmanuel Petit dha një intervistë për mediat spanjolle, ku mes çështjeve të ndryshme trajtoi edhe mbërritjen e pritshme të Kylian Mbappe te Reali i...

Featured

Rey Manaj është duke kaluar një nga momentet e tij më të mira bë karrierë. Sulmuesi shqiptar ka gjetur këtë të dielë golin e...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...