Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inzaghi kërkon pesë sulmues për sezonin e ri, zbulohet emri i preferuar

Inzaghi kërkon pesë sulmues për sezonin e ri, zbulohet emri i preferuar
Inzaghi kërkon pesë sulmues për sezonin e ri, zbulohet emri i preferuar

Pas triumfit në Serinë A, Simone Inzgahi ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe u ka kërkuar drejtuesve të Interit që t’i sigurojnë pesë sulmues në organikë.

Këtë sezon barrën e repartit të avancuar e mbajtën Lautaro dhe Thuram, me Sanchez dhe Arnautovic, që nuk u ngjitën kurrë në lartësinë e dy të parëve, ndaj edhe Inzaghi ka kërkuar më shumë forcë në sulm.

Momentalisht Interi ka siguruar iranianin Taremi, që bashkë me Lautaron dhe Thuram do të mbajnë barrën e sulmit për sezonin e ri, teksa Sanchez do të largohet dhe në dyshim është edhe Arnautovic.

Lexo edhe:

Për austriakun nuk ka oferta, megjithatë Inzaghi ua ka bërë të qartë drejtuesve se ai mund të qëndrojë në organikë vetëm si sulmues i pestë, me kushtin që të ketë ardhur edhe një tjetër.

Preferenca e Inzaghit është për islandezin Gudmundsson, që për cilësitë që disponon, duket më i përshtatshmi për të kompletuar repartin ofensiv. Me pesë sulmues, Inzaghi është i bindur që mund të garojë jo vetëm për mbrojtjen e titullit, por edhe për kompeticione të tjera si Champions League apo Botërori i klubeve, i planifikuar për verën e ardhshme.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...