Serie A

Inzaghi konfirmon një afrim në sulm, pasuesi i Correas një njohje e vjetër

Kampionati fitohet duhet mos gabuar kundër skuadrave të vogla, dhe Interi po bën mirë në këtë aspekt. Edhe pse me vështirësi të shumta, kampionët në fuqi të Italisë fituan 2-1 ndaj Venezias, falë golit të Edin Dzekos në minutat shtesë.

Triumfi me përmbysje ka ngjitur zikaltrit e Simone Inzaghit në kuotën e 53 pikëve, pesë më shumë se Milani ndjekës. Joaquin Correa u dëmtua në sfidën e Kupës së Italisë kundër Empolit dhe pritet të qëndrojë jashtë rreth një muaj.

Interi ka nevojë për një tjetër lojtar ofensiv dhe Inzaghi e konfirmoi afrimin e tij në prononcimin e dhënë pas fitores së fundit. “Ne ramë dakord me klubin që do të takoheshim pas kësaj ndeshje. Do të jemi të kujdesshëm në lidhje me lojtarin që do të afrojmë, por do të bëjmë më të mirën“.

Gazzetta dello Sport shkruan se tek Interi do të zbarkojë Felipe Caicedo. 33-vjeçari nga Ekuadori është pjesë e Genoas, këtë sezon numëron 1 gol dhe 3 asiste, teksa Inzaghi e njeh shumë mirë pasi kanë punuar së bashku te Lazio.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency