Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Inzaghi: Lautaro për Top të Artë, Pavard perfekt për Interin

Inzaghi i bind të gjithë, Interi ka gati shpërblimin për trajnerin
Inzaghi i bind të gjithë, Interi ka gati shpërblimin për trajnerin

Fitorja 0-3 kundër Torinos, shoqëruar me humbjen 0-1 të Milanit ndaj Juves, ka sjellë rikthimin e Interit në krye të Serie A.

Zikaltrit janë fokusuar tashmë në Champions League. Të martën zbarkojnë austriakët e Salzburgut në “San Siro”, duel që fillon prej orës 18:45.

Trajneri i nënkampionëve të Europës, Simone Inzaghi u ndal tek ekipi i tij dhe ndryshimet që pritet të bëjë në formacionin titullar.

Salzburgu është një ekip që luan futboll të mirë, që ka një modul agresiv, edhe pse në ndeshjet parasezonale ata kishin një sistem tjetër. Janë një ekip që di të ndryshojë dhe që vertikalizon shumë.

Lexo edhe:

Sanchez? Alexis është gati për lojë. Isha unë që e doja shumë këtu, ai u kthye me shumë entuziazëm dhe po punon shumë mire.

Ende nuk e di nëse do të luajë nga minuta e parë, por ne i donim në skuadër Sanchez dhe Arnautovic. Nuk kemi vetëm Thuram dhe Lautaron në sulm.

Formacioni? Kam disa dilema. Dje punova vetëm me ata që nuk luajtën ndaj Torinos. Grupi do të jetë sot i plotë, teksa dua të them se rotacioni duhet të jetë një vlerë e shtuar.

Lodhja fizike dhe mendore do të ndihen më shumë në vijim. Kam shumë lojtarë Kombëtaresh, të cilët kanë luajtur ndeshje të rëndësishme. Nuk kanë pushuar aspak.

Thuram e ndiqnim prej kohësh, Cilësitë e tij janë të padiskutueshme. Është e qartë se përfshirja në një ekip të ri, në një kampionat të ri, mund të çojë në njëfarë hezitimi për përshtatjen e tij. Por i ka larguar shpejt të gjitha dyshimet.

Lautaro për Top të Artë? Po, për rrugëtimin e bërë dhe trofetë e fituar. Lautaro duhet të jetë atje në mbrëmjen e çmimeve.

Unë mendoj se nuk do ta fitojë ai Topin e Artë, por duhet të vazhdojë kështu. Është në rrugën e duhur, ai ka bërë shumë mirë në dy vitet me mua.

Pavard? Jemi të kënaqur, Benjamin është lojtari perfekt për stilin tonë të lojës. Jemi të lumtur për zgjedhjen e bërë duke e marrë në skuadër”, theksoi Inzaghi.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...