Serie A

Inzaghi mbetet te Lazio, Tare e bind të rinovojë kontratën

Ishte folur fillimisht si kandidat për të zënë vendin e Allegrit te Juventusi dhe më pas për t’u ulur në pankinën e Milanit, të lënë bosh nga Gennaro Gattuso, por Simone Inzaghi do të vijojë punën e tij te Lazio.

Tekniku 44-vjeçar është takuar me Drejtorin Sportiv të bardhekaltërve, Igli Tare dhe kanë gjetur akordin për të rinovuar kontratën që mbaronte verën e ardhshme, edhe për një tjetër vit.

I ulur në stolin e Lazios në prill të 2016-ës, për të zëvendësuar të shkarkuarin Stefano Pioli, Inzaghi duket se është bindur nga Tare për projektin e skuadrës dhe ka vendosur të rinovojë, me një pagë prej rreth 500 mijë eurosh më tepër sesa aktualja.

Një tjetër arsye që e ka bërë Inzaghin të pranojë rinovimin, ka qenë edhe fakti që Lotito e ka bërë të qartë që donte 5 milionë euro për ta lënë të lirë këtë verë, shifër kjo që Milani nuk kishte ndërmend ta paguante.

Kujtojmë që gjatë drejtimit të Lazios, Inzaghi ka arritur të fitojë edhe dy trofe, Superkupën e vitit 2017 dhe Kupën e Italisë, këtë sezon.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency