Simone Inzaghi fitoi për herë të tretë në karrierë Kupën e Italisë, teksa pas asaj me Lazion, e ka marrë dy herë radhazi te Interi. Më mirë se trajneri zikaltër kanë bërë vetëm Sven Goran Erikson, Massimiliano Allegri e Roberto Mancini, që kanë fituar nga katër herë këtë kompeticion.
Pas ndeshjes Inzaghi nuk e fshehu kënaqësinë për një tjetër trofe të fituar, teksa bëri apel që tashmë vëmendja të kthehet në kampionat e më pas në finalen e Champions League.
Jeni mbreti iKupës?
Jam i emocionuar dhe i kënaqur. Donim të rikonfirmoheshim në këtë kompeticion dhe djemtë u treguan shumë ët zotët, ndonëse përballë kishim nëj Fiorentinë që dha gjithçka.
U treguat i zoti të ndryshonit rrjedhën e takimit…
E nisëm keq, por djemtë u rikthyen shpejt në lojë, duke marrë kontrollin e saj. Krijuam disa raste dhe arritën të shënonim dy herë, aq sa në duhej për të fituar.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Interi fiton finalen e parë, Lautaro i dhuron Kupën e Italisë
- VIDEO/ Autogoli më qesharak, shënon në portën e tij dhe dëmtohet!
- Jo vetëm argjentinas, Mancini fton edhe një brazilian tek Italia
- VIDEO/ 1000 ndeshje zyrtare, nderohet portieri legjendar
Tani kampionati dhe Championsi. Deri ku mund të shkojë ky Inter?
Fillimisht kemi dy sfida në kampionat, ku na ka mbetur ende një objektiv për të arritur dhe më pas finalja e Championsit. Do të luajmë të gjithë ndeshjet me përqendrimin maksimal dhe dëshirën për të marrë maksimumin.
Golat e Lautaros janë edhe meritë e jotja…
Është treguar shumë i madh, ashtu si shokët e tjerë të skuadrës. Jam shumë i kënaqur me të gjithë dhe i lumtur për atë që kanë dhënë.
