Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inzaghi me “shpatulla të ngrohta”, sfida më Romën, pika e kthesës

Inzaghi
inzaghi

Disfata në Udine ishte e treta në shtatë ndeshjet e para të Serisë A për Interin. Kjo ecuri vuri në pikëpyetje  pozicionin e trajnerit Simone Inzaghi, por vetë 46-vjeçari është i bindur se e ka në dorë situatën dhe se do të dijë të dalë shpejt nga kjo gjendje.

“La Gazzetta dello Sport”  raporton këtë të martë se nuk ka përplasje në dhomën e zhveshjes së zikaltërve dhe të gjithë po vozitin në të njëjtën anë.

Për vështirësitë e shfaqura në fillim të sezonit të gjithë janë nën mbikëqyrje, por për teknikun nuk mungojnë alibitë dhe këtë klubi e di mirë. Mungesa e Perisicit po rëndon edhe më shumë sesa pritej, disa elementë kyç si Skriniar dhe Brozovic janë jashtë formës, si dhe duhet edhe pak kohë për të parë në formë Lukakun, i cili gjithashtu ka qenë jashtë për një muaj për shkak të lëndimit.

Është e natyrshme të hasësh vështirësi me një kalendar kaq të ngjeshur, por pas pushimit të shkurtër (luajnë kombëtaret) zikaltrit duhet të ndryshojnë marshin, në Itali dhe në Evropë.

Dhe duhet ta bëjnë si grup, pasi, sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, Inzaghi nuk ka asnjë dyshim për sjelljen e lojtarëve. Dhoma e zhveshjes rreshtohet në mënyrë kompakte në të njëjtin drejtim dhe ndjek udhëzimet e trajnerit, i cili, nëse nuk do të ishte kështu, do të ishte larguar më herët.

Prandaj Inzaghi ndihet me shpatulla të ngrohta: ka mbështetjen e “Curva Nord”, vlerësimin e Marottas dhe klubit dhe gjithashtu të lojtarëve. Ndeshja kundër Romës duhet të jetë pika e kthesës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...