Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Inzaghi: Meritonim fitoren, ky eliminim do të na shërbejë si mësim

Inzaghi me dy mungesa ndaj Atleticos, ja kur pritet të rikthehen
Inzaghi me dy mungesa ndaj Atleticos, ja kur pritet të rikthehen

Simone Inzaghi nuk e “kapërdin” lehtë eliminimin e Interit të tij nga Bologna (1-2) në Kupës së Italisë. Pas ndeshjes, trajneri i zikaltërve theksoi se ky zhgënjim duhet të shërbejë si leksion për të ardhmen.

“Ka shumë zhgënjim, e drejtuam ne ndeshjen dhe, qartësisht, e meritonim fitoren, por futbolli është i tillë, do të na shërbejë si leksion.

Nuk ishim mësuar të na përmbysnin. Djemtë nuk janë të lumtur pas një ndeshjeje të shkëlqyer para tifozëve tanë. Dëshiruam çerekfinalet, por nuk i arritëm”.

Mbrëmje e keqe për Lautaro Martinezin, i dëmtuar pas humbjes së penalltisë:

“Ai kishte një lodhje muskulore. Tani do të duhet të vlerësohet, le të shpresojmë se nuk ka ndodhur asgjë. Mjekët janë të qetë, por do të shohim…”

Lexo edhe:

Më pas një vlerësim për performancën e Arnautovicit dhe Sensit:

“Më pëlqeu Marko, bëri atë që duhej të bënte, atë që i kërkova. Nuk pati fat para portës, por e bëri detyrën. Stefano hyri mirë, lëvizi mirë topin dhe bëri atë që duhej të bënte. Goli i dytë? Të mbash hapin me Ndoye është e vështirë për 90% të lojtarëve të Serisë A.”

Së fundi, një koment nga një ish-sulmues për lojtarin e momentit të Bolonjës, Joshua Zirkzee:

“Ai është një lojtar i shkëlqyer, po vazhdon të bëjë paraqitje të jashtëzakonshme, është në rritje.”

I pyetur në konferencën për shtypin mbi hipotezën se eliminimi mund të ketë pasoja, Inzaghi u përgjigj në një mënyrë mjaft të prerë:

“Jo, ne duhet të jemi të mirë, sepse edhe në disfata duhet të mësojmë dhe të rritemi. Të gjithë jemi të inatosur. sepse Kupa e Italisë na ka dhënë shumë ndër vite, por ne duhet ta pranojmë humbjen”.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...