Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

Inzaghi: Mund të rrija në Serinë A, por i kisha dhënë fjalën Brescias

Philippo Inzaghi nuk ia doli të mbajë Beneventon në Serinë A, ndonëse bëri një punë mjaft të mirë me skuadrën nga Kampanja, ndërsa sezonin e ardhshëm do të drejtojë sërish në Serinë B, por këtë herë në pankinën e Brescias, një ekip që synon rikthimin në elitën e futbollit italian.

Në prezantimin zyrtar te “dallëndyshet”, me të cilët ka nënshkruar për dy sezone, Inzaghi u shfaq mjaft entuziast për vlerësimin që i kanë bërë dhe mbi të gjithë për projektin interesant që i kanë ofruar drejtuesit e klubit.

“Përqafoj me shumë kënaqësi dhe entuziazëm projektin e Brescias, pasi për mua nuk është çështje kategorie më shumë më shumë sesa ndjenje. Brescia më ka vlerësuar shumë dhe presidenti Cellino më ka bërë të ndihem menjëherë pjesë e klubit”, u shpreh Inzaghi.

Pas përfundimit të sezonit, për Inzaghin nuk munguan ofertat as nga klube të Serisë A, që ishin gati t’i besonin pankinën, por vetë trajneri shpjegon arsyet që e shtynë të firmosë me Bresican dhe flet me superlativa për organikën në dispozicion.

“Mund të kisha qëndruar edhe në Serinë A, pasi ofertat nuk më mungonin, por i kisha dhënë fjalën Bresicas, me të cilën do të synojmë objektiva të mëdha. Organika është shumë e mirë dhe besoj se me ndonjë përforcim e shumë punë, do të arrijmë synimet tona”, deklaroi trajneri i ri i “dallëndysheve”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...