Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inzaghi: Ndaj Sampit ndeshja më e dobët e viteve të fundit, zërat për shkarkim janë normale

Ndryshe nga një vit më parë kur pretendoi deri pranë fundit të kampionatit për titullin kampion, këtë sezon Lazio e ka nisur në mënyrë zhgënjyese, pasi ka arritur të regjistrojë një fitore, një barazim dhe dy humbje në katër javët e para, duke mbetur në kuotën e 4 pikëve.

Disfata e radhës u regjistrua të shtunën në transfertën ndaj Sampdorias me rezultatin e pastër 3-0, ndërsa trajneri Simone Inzaghi e cilësoi paraqitjen e bardhekaltërve, si një nga më të dobëtat që kur është ulur në stolin e Lazios.

“Ndaj Sampdorias kemi bërë paraqitjen më të dobët të viteve të fundit, por e rëndësishme është që djemtë e kanë të qartë se ku kemi gabuar. Shpresoj që të bëjmë kthesën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Borussias së Dortmundit”, u shpreh tekniku i Lazios.

Mjaftoi një start i dobët i kampionatit, që në Itali të nisin thashethemet për një shkarkim të mundshëm të Inzaghit dhe zëvendësim të tij nga ish tekniku i Juventusit, Massimiliano Allegri. Vetë Inzaghi i quajti normale këto zëra në futboll, por hodhi poshtë mundësinë e largimit të tij, teksa theksoi edhe njëherë se po negocion rinovimin e kontratës.

“Në futboll është normale që të lakohen emrat e zëvendësuesve, kur merr disa rezultate negative radhazi, por në rastin konkret jam i sigurt që nuk ka asgjë të vërtetë. E njoh mirë presidentin Lotito dhe e di se po të kishte diçka që nuk shkon, do më kishte vënë në dijeni. Problemi ynë i vetëm është që na pret një ndeshje ndaj një kundërshtari si Dortmundi, shumë i fortë dhe me eksperiencë në Europë. Sa i përket rinovimit, vijojnë negociatat”, tha Inzaghi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...